17 vjeçari djeg të gjallë të dashurën e tij

“Ishte akoma gjallë kur i vura zjarrin”. Janë këto fjalët e rënda të deklaruara nga Davide M, 17 vjeçari italian i cili pranoi në polici vrasjen e të dashurës së tij 16 vjeç, Fabiana Luzzi, në Corigliano Calabro të Italisë.
Djali, i dashuri i së ndjerës tregoi me hollësi në polici të gjitha detajet e vrasjes, ndërsa trupi i saj u gjet i karbonizuar në periferi të një fshati, ndërsa kishte humbur gjurmët nga banesa e saj qysh të premten.
Zhdukja e vajzës u denoncua nga familjarët e saj, pas 16 vjeçcarja nuk ishte kthye nga shkolla në shtëpi qysh prej së premtes.
Davide u paraqit në spital me disa djegie në fytyrë, por fillimisht nuk pranoi të japë shpjegime, deri sa erdhi denoncimi për zhdukjen e Fabianës, ndërsa ky i fundit vetëm përballë pyetjeve të shumta deklaroi para policisë se ishte sulmuar.
I riu rrëfeu në polici se e kishte vrarë të dashurën për shkak të disa konflikteve që ekzistonin në lidhjen e tyre dhe prej xhelozive reciproke.
“Ishte ende gjallë kur i vura zjarrin, pasi e qëllova me thikë e dogja për të zhdukur trupin e saj”, tha Davide në polici.
17 vjeçari i cili ndjek të njëjtën shkollë me të dashurën e tij, por në klasë tjetër tregon se të premten kishte shkuar për të marrë Fabianën nga shkolla, por në rrugë e sipër ishin zënë, çka kishte bërë që ky i fundit ta qëllonte me thikë, ta lyente me benzinë dhe ta digjte./Indeksonline/