Lëvizja Vetëvendosje! një sërë takimesh në New York

Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje! po qëndron në New York ku po takohet me shqiptarët e Amerikës dhe organizata të ndryshme. Lëvizja Vetëvendosje! ka njoftuar se delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje! i përbërë nga Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes, Shpend Ahmeti, nënkryetar i parë, Visar Ymeri, kryetar i Grupit Parlamentar, si dhe Florin Krasniqi, deputet i Lëvizjes, kanë filluar turin e tyre nëpër ShBA.
“Delegacioni është pritur nga përfaqësues të Vatrës të prirë nga kryetari i saj z. Gjon Buqaj, në zyrën e organizatës Vatra në New York. Në këtë takim u diskutua për rolin që organizatat shqiptare në ShBA kanë pasur në avancimin e interesit kombëtar të shqiptarëve. Gjatë kësaj vizite delegacioni i VETËVEDOSJE! po ashtu vizitoi arkivat e gazetës Dielli”, ka njoftuar LVV.
Më pas delegacioni vazhdoi me takime me APEN, organizatë kjo e profesionistëve dhe ndërmarrësve shqiptar në New York ku kanë diskutuar mbi situatën politike në Kosovë dhe pastaj kanë shfaqur një film dokumentar për 6 vjetorin e angazhimit dhe zhvillimit të Lëvizjes, para publikut në Producers Club në New York.
Ndërkaq, në ditën e dytë të turit delegacioni i LVV u takua me afaristë, ndërmarrës dhe politikanë shqiptarë në New York.
Përpos Kurtit dhe Ahmetit, LVV ka njoftuar se fjalim ka mbajtur edhe William Walker/Jeta Berisha/Indeksonline./