E Diel, 1 Nëntor 2026

Daçiq kërkon sqarime shtesë nga Ashton

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se para seancës të së dielës së Qeverisë do të bisedojë në telefon me shefen e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila ndërmjetëson në dialogun në mes të Beogradit dhe Prishtinës, “në mënyrë që të sqarohen disa çështje të dyshimta”, duke theksuar se “është me rëndësi konfirmimi se bisedimet e deritashme kanë qenë neutrale karshi statusit”.“Për ne është shumë me rëndësi që mos rastësisht të interpretohet se ajo për të cilën ne jemi marrë vesh të mos marrë ndonjë domethënie karshi çështjes së statusit”, ka deklaruar Daçiq për TV B92, transmeton Rel.

Edhe nënkryetari i parë i qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq dje ka thënë se ai do të takohet me ambasadorët e disa vendeve të rëndësishme për të kërkuar nga ta sqarime dhe “zbutje” të planit për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën.

Seanca e Qeverisë së Serbisë në të cilën do rë diskutohet plani i zbatimit të marrëveshjes së Brukselit pritet të zhvillohet sonte./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›