Prishtinë, plagosen dy punonjës policie
Mësohet se agresorët kanë qenë dy persona, të cilët kanë qëlluar me thikë dy punonjësit e policisë, gjatë kontrolli rutinë ndaj të rinjve.
“Tre pjesëtare të Policisë së Kosovës janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj me kombësi shqiptare. Dy pjesëtare të PK-së kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka arrestuar dy personat që qëlluan mbi policët, ndërkohë që të lënduarit ndodhen në spitalin e Prishtinës jashtë rrezikut për jetën.