E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine, rihapet aeroporti, disa fluturime te anuluara

PRISHTINE- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është rikithyer sot në funksion, megjithese trafiku ajror është paralizuar në shumë vende të Evropës si pasojë e hirit vullkanit.

Drejtori i Aeroportit, Agron Mustafa, i cituar nga BBC-së ka thënë se se realizimi i fluturimeve do të varet krejtësisht nga operimi i aeroporteve në Evropë.

Aeroporti i Prishtinës anuloi pothuajse të gjitha fluturimet gjatë fundjavës si pasojë e mbylljes së shumicës së aeroporteve evropiane.

Gjatë ditës së sotme janë planifikuar 20 fluturime komerciale dhe ushtarake. Disa prej tyre mund të anulohen për shkak të mosfunksionimit të një numri aeroportesh evropiane.

Mëngjesin e sotëm janë anuluar fluturimet nga Zvicra në Prishtinë, dhe Prishtinë- Zyrih. Për shkak të pezullimit të trafikut ajror edhe Komiteti Ushtarak i NATO-s i kryesuar nga admirali Giampaolo di Paola ka anuluar vizitën e paraparë për të hënën në Kosovë.

Ndërkohë meteorologët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë paralajmëruar se hiri vullkanik mund të prekë së shpejti edhe hapësirën ajrore të Kosovës.

“Nuk përjashtohet mundësia që ditën e martë ose të mërkurë të ketë një kaplim të hapësirës ajrore të Kosovës nga ky pluhur vullkanik, mirëpo deri tani Aeroporti nuk është prekur”, tha drejtori Agron Mustafa-citon BBC

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, i vetmi në vend për trafik ajror ndërkombëtar, e ndali veprimtarinë në fundjavë, duke u ka shkaktuar shqetësime të mëdha pasagjerëve, ndërsa humbjet e kompanisë vlerësohen në qindra mijë Euro.'
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›