La Bohem, opera udheton ne teatrin e Afrikes
LONDER- Opera e vënë më shumë në skenë në mbarë botën, ‘La Bohem’ e Puçini, ka nisur të shfaqet para një mase të madhe njerëzish në një teatër të Afrikës së Jugut nga mbrëmja e 11 Prillit. ‘La Bohem’ konsiston në një përshkrim nostalgjik të jetës së shkujdesur e të pafre të bohemëve në Parisin e shekullit të 19-të, ndërkohë që është e pasur me romancë, dramë, humor e muzikë të shkëlqyer. Kjo opera shtjellon historinë e një dashurie fatkeqe ndërmjet një rrobaqepësje të quajtur Mimi e një poeti të quajtur Rodolfo.
Tenori i mirënjohur afrikano-jugor Stefan Louv interpreton rolin e protagonistit, Rudolfo. "Ruldofo është një personazh vërtet kompleks. Duhet të them që ai është një njeri shumë i hareshëm, tepër romantik, por që më pas ndryshon duke u shndërruar në një njeri më të ndrydhur, madje gjithnjë e më të ndrydhur e sigurisht përfundimi i tij është tragjik. Ndaj përgatitja për këtë lloj roli kërkon elementë nga jeta e përditshme pasi kjo është e vetmja mënyrë për ta realizuar atë" tha ai duke folur për gazetarët. "Disa tenorë stereotipë, kryesisht europianë, mendojnë se opera është eskluziviteti i tyre, ndaj mendojnë se ne nuk duhet të këndojmë pjesë të tilla. Nuk e di përse e mendojnë një gjë të tillë pasi nëse ke zë të mirë e je i talentuar mund të këndosh çdo pjesë, sado e vështirë qoftë. Gjithashtu duhet të shtoj se sot ekzistojnë opera Zulu, opera të reja të shkruara nga kompozitorë afrikanë të cilat ne mund t’i këndojmë me mjaft kënaqësi. Zoti më ka dhënë zërin ndaj mund të këndoj po aq mirë sa Pavaroti apo Dimity Vorostorksy. Zoti më ka dhënë zërin pasi kishte një qëllim të caktuar ndaj unë duhet ta përmbush atë" tha Obrej Lodeuik, i cili interpreton muzikantin Marçelo.
Drejtoresha Ekzekutive e Opera Afrika, Sandra De Villers, ka qenë një ndër të parat që e ka promovuar vënien në skenë të pjesëve të tilla me famë botërore. Opera Afrika, një prej tre kompanive operistike në vend, iu ofron këngëtarëve operistikë mundësi të mëdha punësimi. "Mund të them që qe këmbëngulja, përkushtimi, angazhimi ynë maksimal në bashkëpunim me talentet e këtij vendi ato që bënë të mundur këtë gjë. Roli që luan kompania jonë është tepër i rëndësishëm pasi ofron mundësi punësimi për këngëtarët tanë në vendlindjen e tyre" tha ai. ‘La Bohem’ do të vijojë të vihet në skenë në Nelson Mandela Teatër në Johanesburg deri më 25 Prill.
(perktheu Sokol Topi/BalkanWeb)