Kartat, PS: Vonesa
Tiranë -Partia Socialiste deklaroi sot se procesi i aplikimit për letërnjoftimet, nuk ka shkuar ashtu sikurse ishte parashikuar dhe paralajmëruar nga qeveria. Sekretari Organizativ Blendi Klosi, theksoi se aplikimi ka filluar vetëm në 72 njësi vendore, ndryshe nga se ishte paralajmëruar brenda datës 28 shkurt ky proces do të fillonte në 104 njësi të qeverisjes vendore, kryesisht bashki dhe komuna të mëdha.
“Në shkallë vendi kanë aplikuar deri më sot 110.100 zgjedhës, nga të cilët rreth 78000 janë në Tiranë, ku ky proces po mbush 2 muaj që ka filluar. Realisht janë shpërndarë vetëm 2700 letërnjoftime elektronike në Bashkinë e Tiranës”-tha gjatë konferencës për shtyp, duke shtuar se objektivi është shumë larg premtimeve të bujshme dhe të herë pas hershme të qeverisë, sipas të cilave procesi ka ecuri normale.
Sipas Klosit, disa nga problemet kryesore të aplikimit për kartat, janë identifikimi në momentin e paraqitjes së zgjedhësit, ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike që ç’orientojnë sistemin, mangësi në njohjen e teknikës së punës nga një pjesë e operatorëve që kryejnë aplikimin, probleme të vazhdueshme në marrjen e shenjave të gishtërinjve, mos caktimi i datës për paraqitjen për marrjen e letërnjoftimit, etj.