Prishtinë, zjarri përfshin pallatin "Rilindja"
Pas ndërhyrjes së shpejtë zjarri u shua dhe situata u vu nën kontroll, ndërkohë që policia po heton shkaqet dhe konfirmon se nuk ka viktima.
Komandanti i zjarrfikësve që mbërritën në vendin e ngjarjes u ka deklaruar mediave se zjarri kishte shpërthyer në katin e gjashtë, ndërsa dyshohet se është shkaktuar si pasojë e disa saldimeve që po bëheshin aty.
Flakët janë parë se kishin përfshirë një pjesë të jashtme të ndërtesës, dhe sipas njoftimeve të para dëmet nuk janë të mëdha.
Në Pallatin e rinovuar këto ditë pritej vendosja e disa ministrive të qeverisë së Kosovës.