E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi në Saukishte eksploziv, jobombul gazi

TIRANE-  Shpërthimi i fuqishëm që ndodhi dje në banesën e Xhevdet Xhebrahimit në lagjen Sauk të Tiranës mund të jetë shkaktuar nga eksplozivi. Ngjarja e ndodhur dje në mëngjes i mori jetën kryefamiljarit dhe të afërmi i tij Luan Brahja, teknik televizorësh. Ndërsa të plagosur mbetën bashkëshortja e Xhevdetit, Fatbardha, vajza Shpresa dhe djali i tij Altin Xhebrahimi.
Policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar të ngjarjes por GSH shkruan sot se pista kryesore e hetimit është ajo e hasmërisë. Dhjetë vite më parë, (viti 2000) viktima Xhevdet Xhebrahimi kishte ekzekutuar një djalë të ri, për shkak se i kishte ngacmuar të bijën Shpresën. Për këtë krim Xhebrahimi ishte dënuar me burg, por kishte fituar lirinë pas tre vitesh.
Në fillim policia dyshoi se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga bombola e gazit për gatim, por një ekspertizë e dytë ne vendin e ngjarjes, kanë bërë që të gjenden gjurmë të eksplozivit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›