Vrasja në Saukpër hakmarrje2 të ndaluar
TIRANE- Dy persona janë ndaluar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ndodhi dje në mëngjes në banesën e Xhevdet Xhebrahimit, në lagjen Sauk të Tiranës. Shpërthimi, i cili është shkaktuar nga një eksploziv shkaktoi vdekjen e kryefamiljarit, 71 vjec si dhe një të afërmi të tij, Luan Brahja, 36 vjec ndërsa u plagosën bashkëshortja, Fatbardha, 58 vjece, vajza Shpresa, 28 vjece dhe djali, Altin Xhebrahimi, 28 vjec.
Për momentin policia e Tiranës nuk bën të ditur emrat e dy të ndaluarve por thotë se vrasja ka lidhje me një krim të ndodhur 10 vite më parë. Në 2000, Xhevdet Xhebrahimi vrau një djalë të ri, pasi i kishte ngacmuar të bijën- shkruan sot GSH. Sot policia dy të ndaluarit janë të afërm të djalit të vrarë 10 vite më parë. Në fillim policia dyshoi se shpërthimi mund të kishte ndodhur nga një bombul gazi por pas një ekspertize të dytë në vendin e ngjarjes u gjetën copëza të eksplozivit.
(s.g/BalkanWeb)