E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjen dita e Italisë sot nis mbrojtjae titullit

JOHANESBURG-Italia zhvillon sot në mbrëmje ndeshjen e saj të parë në Botërorin e Afrikës së Jugut. Në Kejp Taun, ndaj Paraguajt, skuadra e Marçelo Lipit do të nisë mbrojtjen e titullit të fituar 4 vjet më parë. Tekniku i të kaltërve ka zhvilluar mbrëmë seancën e fundit stërvitore, ndërsa pritet të luajë me Bufon në portë, Zambrotën, Kanavaron, Kielinin, Boketin, De Rosin, Montolivon, Pepen, Marçizion, Iakuintën e Pacinin. Të rejat janë Boketi e Pacini, megjithatë, nuk është çudi që në vend të mbrojtësit të Xhenoas të luajë Bonuçi apo edhe Krishito. Lajmi më i mirë për Italinë gjithsesi lidhet me Andrea Pirlon, që dje është stërvitur, por natyrisht nuk mund të luajë në takimin e sotëm. Në krahun tjetër, Paraguaj e pret me qetësi ndeshjen me Italinë, ndërsa trajneri Martino pritet që të lërë në stol dy prej lojtarëve kryesorë, Roke Santa Kruz dhe Oskar Kardozo. "Duhet të luajmë të qetë dhe të mendojmë se kemi edhe dy ndeshje të tjera pas kësaj", u shpreh mesfushori Karlos Bonet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›