E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtine,Krasniqi sot ne Bullgari per vizite zyrtare

TIRANE- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Bullgari.
Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit kosovar, gjatë kësaj vizite, kryeparlamentari Krasniqi do të takohet me kryetaren e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Cecka Caçeva, me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, me ministrin e Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Trajço Trajkov, me Komisionin për Politikën e Jashtme dhe Mbrojtjen të Kuvendit bullgar. Gjithashtu, Krasniqi do të vizitojë edhe Sallën plenare dhe do të nënshkruajë në librin e miqve zyrtarë të Kuvendit Popullor.
I shoqëruar nga kryeparlamentarja bullgare Caçeva, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të vendosë kurorë lulesh para monumentit të “Ushtarit të panjohur” dhe do të bëjë një vizitë turistike ne pjesën e vjetër të qytetit Plovdiv.
Në vizitën deri të premten, më 23 prill, kryetari i Kuvendit të Kosovës shoqërohet nga anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti e Slobodan Petroviç, i cili përfaqëson komunitetin serb.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›