Rama, çka bërë bërë me familjen, do t’ia bëjë Shqipërisë

Njeriu-simbol i dhunës në familje, i arrogancës dhe i mungesës së respektit për tjetrin po synon të përfshijë Shqipërinë në aksionin e fundit antikombëtar, në zyrtarizimin e një projekti të dhunës dhe të përplasjeve aziatike. Edvini po synon të sillet siç është mësuar, por shqiptarët nuk kanë ndërmend t’i lejojnë atij prodhimin e një destabilizimi që do ta mbajë ende në politikë
Me sjelljet e tij, Edi Rama e konsideron Shqipërinë si gratë e jetës së tij. Natyrisht, sipas këtij standardi ai s’ka si të sillet ndryshe me Shqipërinë, nga ē’ka ai është sjellë me gratë e jetës së tij. Duke e parë Shqipërinë, si M.M., R.M, apo D.F., Edi Rama, nuk resht pa risjellë në mënyrën e sjelljes së tij, dhunën, arrogancën, pse jo edhe mungesën e vlerave. Për Edi Ramën, nga pozitat e një mashkulli të kompleksuar, për shkak edhe të impotencës (jo vetëm seksuale), një alibi për të mbuluar këtë hanticap të tijin, konsiderohet si “gjetja” më e mirë nga ai vetë... Nga kjo pozitë inferiore, ashtu sikurse ai dyshonte tek e ëma e djalit të tij, se fëmijën e kishte jo me të, por me të atin (gjyshin e djalit), po ashtu Edi Rama e trajton Shqipërinë, si një aktore, që ai mund ta katandisë që të mos e njohë as veten, pse ai ka bindjen se ajo (Shqipëria), është “më e pabesa”, pse jo edhe “më tradhtarja”, vetëm pse edhe me “kopilin” e Ruzhdies (lexo Pirro Lutajn), nuk i mundësoi atij realizimin e ëndrrës për të ardhur në pushtet në 28 qershor 2009. Zërat e ndryshëm, afër apo larg Edi Ramës, tregojnë aq bukur anekdota, që nuk kanë si të mos jenë të vërteta, për ata (Edi Ramën), që kënaqësinë e tij të vetme, ka ekspozimin lakuriq, fokusuar apo jo në celuloid, të femrave të jetës së tij. Këta zëra, tregojnë se si dikur, Edi Rama “ekspozoi” lakuriq në korridoret e një hoteli në periferi të kryeqytetit, “të dashurën” e tij të radhës, duke e fajësuar atë si shkaktaren e impotencës “së gjithanshme” të vet. Nisur nga ky precedent, si edhe nisur nga fakti se historia përsëritet, Edi Rama i rikthehet të njëjtës “gjetje”, këtë herë duke e konsideruar Shqipërinë, si femrën e hotelit në periferi të Tiranës, të cilën ai do ta qesë lakuriq, këtë herë në korridoret e Europës. Shkaku është i njëjtë, impotenca e tij, për shkakun e tij, për të cilën ai ka zgjedhur së fundi të hakmerret në të njëjtën mënyrë, sikur ai mund të sillet me një femër në hotel. Por, sikur me femrën në hotel, e cila kurrsesi nuk mund të konsiderohet shkak i impotencës së tij, ashtu edhe impotenca e kulmuar në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, nuk është për shkak të Shqipërisë. Edi Rama mund të lodhet sa të dojë të tentojë të krijojë një alibi apo aureolë, duke e fajësuar Shqipërinë për impotencën e tij, por sikurse fati i asaj femrës “viktimë” në hotel, edhe ai i Shqipërisë është parashkruar që të jetë një “show girl”. Ndërsa, rasti i femrës së nxjerrë lakuriq në korridoret e hotelit, është (jo vetëm) produkt i zërave “të paidentifikuar”, nxjerrja e femrës së radhës, lakuriq, në një nga plazhet e Europës, i kapërcen kufijtë e zërave “të paidentifikuar”, kur prova më e mirë, gjurma në celuloid, nuk lë asnjë dyshim për këtë. është emblematike “seti” i fotove lakuriq të Edi Ramës dhe i një femre, personazh disi publik, në një plazh “ndërkombëtar”. Por, sikurse në këtë “set” fotosh, Edi Rama keqpërdorte impotencën e tij (të themi seksuale), për ta shitur si sjellje prej “trendy”, ashtu ai vepron edhe sot, kur impotencën e tij (këtë herë jo vetëm seksuale), tenton ta shesë si “trendy”, duke tentuar, këtë herë të “ekspozojë” lakuriq Shqipërinë, në sytë e ndërkombëtarëve. Sigurisht, kjo sjellje e sotshme e Edi Ramës, nuk është asgjë më shumë se një trill i tij, i cili sikurse shpërndante fotot lakuriq disa vite më parë te “ish-armiku”, tashmë miku më i ngushtë që i bënë “Pi-Arin”, ka zgjedhur sërish të veprojë edhe sot. Por, kjo tendencë e Edi Ramës, nuk ka aspak gjasa të përsërisë “suksesin” e tij, me femrën lakuriq, sepse, me gjithë se “shefi” i “Pi-Arit”, ēnuk po bën për riciklimin e sjelljeve të atij (Edi Ramës), gjithsesi edhe atij i mungon “gjysmë-fotografia”. Ndërsa ka Edi Ramën lakuriq, nuk ka, apo i mungon Shqipëria lakuriq, pavarësisht si e sheh virtualisht (vetë Edi Rama dhe shefi i tij i “Pi-Arit”)...
...