E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosbindja civile e Edvinit duhet të nxisë hetimet e Prokurorisë

Partia Demokratike paralajmëron denoncim në Prokurori, për thirrjet rebeluese të Edi Ramës, në kongresin e fundit të PS-së. Deputetja e PD-së Mesila Doda, tha se mazhoranca do t’i drejtohet shumë shpejt organit të akuzës, për të gjithë ata që do të shkelin ligjin. Deklaratave për mosbindje civile, deputetja demokrate vuri në dukje se ligji do veprojë mbi këdo që do tentojë të sfidojë rendin ligjor dhe kushtetues. Edi Rama ka deklaruar në komunikimet e përditshme për mediat se do organizojë protesta të dhunshme, për të sfiduar ēdo ligj dhe normë ligjore. Pavarësisht tendencave destabilizuese të Edvinit, shumica parlamentare duket e vendosur për të bërë kallëzimet penale në Prokurori, për thirrjet rebeluese të kryetarit të Partisë Socialiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›