Sheshi, Berisha:Ok planit. Rama: Nuk heqim Skenderbeun
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se miraton planin e Bashkisë së Tiranës për sheshin “Skënderbej” dhe se nuk do të ndërhyjë me plan tjetër për të rrëzuar financimet që po bëhen nga qeveria e Kuvajtit. Për këtë qëllim, Berisha ngarkoi ministritë përkatesë të bashkëpunojnë me Bashkinë por theksoi se nuk do të pranonte kurrsesi një shesh pa monumentin e Skënderbeut. Nga ana tjetër Rama duke inspektuar punimet në shesh, siguroi Berishen se në asnjë mënyrë nuk do të rinovonte sheshin duke hequr monumentin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu
Berisha: Bashkia ta ndertoje sheshin, por jo te heqe Skenderbeun
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk do ti kundërvihet planit të Bashkisë për rikosntruksionin e sheshit “Skënderbej”. Deklarata u bë sot në mbledhjen sotme të qeverisë kreu i ekzekutivit i kërkoi Ministrit të Punëve Publike dhe Telekomunikacioneve të realizojë një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës. “Ministri Olldashi të takohet me kryebashkiakun Rama për sheshin 'Skënderbej'” u shpreh Berisha duke shtuar se Kuvajti, financuesi i këtij projekti ka shtuar fondin për sheshin.
“Kubajti dyfishoi fondin. Fondi për sheshin tani ka shkuar në 10 milionë euro, ndaj them se sheshi duhet të trajtohet me seriozitet. Qeveria e Kuvajtit ka dhënë 10 milion dollarë për ndërtimin e sheshit. Ka të paktën dy vjet që paratë janë disponibël”, theksoi Berisha duke shtuar se “Nuk mund ta bëjmë mollë sherri sheshin. Sheshin duhet ta shohim në mënyrë shumë të vecantë dhe se për sheshin nuk kursejmë”.
Sipas Berishës problemi kryesor tashmë mbetet trafiku që do krijohet pasi sheshi do të mbyllet për shkak të punimeve që do të ndodhin në të.
“Projekti i Bashkisë për sheshin 'Skënderbej' do ta zhysë në një kaos total qarkullimin dhe trafikun në Tiranë”, duke shtuar se duhet shmangur kjo.
Berisha theksoi se edhe pse pranon planin e Bashkise nuk do te pranonte gjithsesi nje shesh pa monumentin e Skenderbeut".
Rama: Sheshi i ri së bashku me Skënderbeun
As një minutë nga deklarata e Berishës, Kryetari i Bashkisë Edi Rama që po inspektonte punimet direct nga sheshi “Skënderbej, iu përgjigj kryeministrit Berisha se nuk do të ketë zhvendosje të monumentit të Skënderbeut nga sheshi.
“C’rregullimi më i habitshëm. Ideja për të lëvizuar monumentin nuk ekziston. Puna është pilotimi rreth e rrotull monumentit për të garantuar patundshmërinë e monumentit dhe simbolit ku është dhe do të mbetet gjithmonë”- deklaroi Rama nga sheshi në qendër të Tiranës.
“Nuk shoh asnjë arsye për të pasur divergjenca, por shoh arsyen për të pasur konvergjenca për një shesh që nuk është vetëm i bashkisë por i të gjithë qytetarëve dhe shqiptarëve. - nënvizoi më tej Rama duke shtuar se kullat janë “opsione, të cilat nuk ka arsye të përfshihen për momentin në diskutimin e tanishëm.
Kryetari i Bashkisë, tha se me përfaqësuesit e qeverisë së Kuvajtit ishte diskutuar për një shtim fondesh. Rama tha se kërkesa kishte gjetur mbështetje te donatorët por për momentin “problem” mbetet bashkërendimi i të gjithë institucioneve për atë që do të jetë “kartëvizita e Shqipërisë dhe e shqiptarëve“.
Më tej ai dha detajet e projektit të sheshit “funksional” i cili do të ketë një infrastrukturë ujorë që do të vetëpastrojë sheshin dhe do të kthehet në shatërvanë dhe në forma të ndryshme të ujit sipas evenimenteve të ndryshme.
Sherri
Sheshi “Skënderbej” u shndërrua kohët e fundit në një “mollë sherri” mes pushtetit vendor dhe atij qëndror. Debatet rreth tij u thelluan institucionalisht pasi qeveria deklaronte se Bashkia nuk mund ta rregullojë sheshin, ndaj rikosntruksioni do bëhej nga buxheti i shtetit. Ndërkohë Bashkia e Tiranës i paraprin deklaratave qeveritare duke nisur punimet në shesh në bazë të një plani të projektuar dhe të fituar nga një studio belge.
Sipas Bashkise se Tiranes, rikonstruksioni i këtij sheshi është marrë përsipër nga një kredi e marrë nga Kuvajti dhe vlera shkon në 4.3 milionë euro. Punimet në sheshin "Skënderbej" do të kryhen sipas projektit të hartuar nga studio belge "51N4E", fituese e Konkursit Ndërkombëtar që u zhvillua vitin e kaluar, ku gjithë qendra e Tiranës pritet të pësojë një ndryshim tërësor.
(d.b/s.g/BalkanWeb)