Maqedoni, ndërrohen një e treta e ministrave
Burime nga qeveria bëjnë të ditur se nga ministrat maqedonas që do të përfshihen në rikonfigurim janë Mihajllo Manevski, ministër i Drejtësisë, Nikolla Todorov, ministër i Arsimit dhe Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendshme.
Shkaku i largimit të tyre është mungesa e rezultateve në punë, afera të ndryshme dhe skandale. Po ashtu, në reformimin e kabinetit pritet të përfshihen edhe 3 nga 5 ministrat shqiptarë në qeverinë e Gruevskit. Ministri aktual i Ekonomisë, Fatmir Besimi, mund të lërë këtë dikaster për postin e guvernatorit të Bankës Popullore, ndërsa ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami dhe ai i Pushtetit Lokal, Musa Xhaferi, pritet të ndërrohen për mungesës të rezultateve.
Gjithashtu mësohet se është paraparë ndërrimi i dikastereve mes partnerëve të koalicionit qeveritarë. Partia e Ali Ahmetit, BDI, synon të marrë Ministrinë e Drejtësisë dhe Arsimit në këmbim të asaj të Ekonomisë dhe Pushtetit Lokal. Burime pranë BDI-së thonë se kjo parti po ashtu pretendon që me këtë rikonfiguruim të marrë në drejtim edhe njërën nga tre dikasteret që llogariten si më të rëndësishme, siç janë Ministria e Brendshme, e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes.