Priten emërimet e 25 shefave të delegacioneve të BE-së në botë
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton, pritet të emërojë 25 krerët e rinj të delegacioneve të BE-së në botë.
Lajmi bëhet i ditur nga Komisioni Evropian përmes një deklarate për shtyp ku thuhet se këto emërime janë pjesë e ndryshimeve të shefave të delegacioneve për vitin 2011.
Sipas deklaratës emërimet përfshijnë 16 kandidatë të shërbimeve të shteteve anëtare, 7 të Shërbimit të Jashtëm të BE-së dhe dy të Komisionit Evropian.
Mësohet se emërimet do të konfirmohen pas marrëveshjeve me shtetet përkatëse dhe formaliteteve administrative.
Procedurat e përzgjedhjes për një numër të krerëve të delegacioneve nuk janë përfshirë në paketën e rotacionit për këtë vit. Këtu hyjnë Kosova, Siria, Uzbekistani, Mali dhe Kili.
Procedurat e tjera thuhet se janë në vazhdim për shefat e delegacioneve në Egjipt, Maqedoni, Eritre, për postin e shefit të zyrës së BE-së në Jerusalem dhe për postet e të ngarkuarve me punë në Zelandë, Ishujt Solomon, Laos, Trinidad dhe Tobago.