Pritet edhe një valë e re e shtrenjtimit të miellit

Prishtinë, 13 gusht – Pak ditë pas shtrenjtimit të çmimit të bukës, prodhuesit dhe përpunuesit e grurit dhe të miellit paralajmërojnë ngritje të reja të çmimeve të këtyre produkteve. Brenda javës pritet që çmimi i miellit të ngrihet në mbi 45 centë për kilogram. Të enjten një kilogram miell kushtonte nga 35 deri në 37 centë, ndërsa ky çmim i miellit është reflektuar edhe në çmimin e bukës, shkruan sot gazeta Koha Ditore.
Sylejman Deshishku, pronar i fabrikës së miellit dhe bukës “Kualiteti” në Gjilan, thotë se në muajt në vijim do të ketë krizë të thellë të miellit, ndërkaq shton se çmimet do të shkojnë vazhdimisht në ngritje. Ai ka paralajmëruar se në qoftë se shtetet e mëdha eksportuese vazhdojnë ta shtrëngojnë dorën për grurë, atëherë tregu i brendshëm i produkteve të grurit do të përballet me mungesa të mëdha të cilat mund edhe të shkaktojnë “krizë urie”.
Hambarët e fabrikës së Deshishkut sivjet janë mbushur me mbi 2 mijë e 500 tonë grurë, ndërkaq ka vend edhe për 11 mijë tonë të tjera, të cilat mungojnë. Përveç këtij grumbulluesit të grurit, hambari “M & Silosi” në rrafshin e Dukagjinit, me kapacitet prej 62 mijë tonësh, është mbushur me vetëm 25 mijë tonë grurë. Pak grurë ka grumbulluar edhe mulliri tjetër i kësaj komune. Hambarët e mullirit NPT “Vetoni”, në Rahovec, deri tashti nga bujqit ka depozituar 160 vagonë grurë.
“Te ne çmimi varet nga çmimet në vendet e mëdha eksportuese. Pas Rusisë edhe Ukraina e ka ndërprerë eksportin e grurit, ndërsa tregtarët serbë për momentin nuk janë duke shitur grurë në Kosovë pasi që po presin çmim më të lartë”, ka thënë Deshishku, pronar i fabrikës “Kualiteti”. Sipas tij, sasitë e përgjithshme të grurit në Kosovë nga bereqeti i sivjetmë mbulojnë diku rreth 25 për qind të konsumit të përgjithshëm kosovar.
“Nëse diku rritet gruri në beton, atëherë do të rritet edhe tek ne”, ka thënë Deshishku. “Në mungesë të grurit tonë çmimin na e përcaktojnë të tjerët”.
Në kohën kur çmimi i bukës dhe i miellit vazhdon drejt ngritjes, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim se si të kapërcehet kriza.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në gazetën e sotme Koha Ditore)