Pritet furtunë largimesh te Tirana
Qetësia për Tiranën do të zgjasë shumë pak, deri në mesin e javës tjetër. Kjo, pasi është projektuar tashmë një listë lojtarësh që nuk janë më në planet e Tiranës e kësisoj ata do të largohen. Në të vërtetë numri mbetet i paqartë, sepse po studiohet kapaciteti i secilit lojtar dhe harmonia që krijon ai me grupin në aspektin profesionalo-taktik. Pasi ka humbur thellësisht ndaj Stabekut dhe është eliminuar nga Liga e Kampioneve, te Tirana pritet të nisë shumë shpejt furtuna që do të sjellë jo vetëm largimet, por do t’u hapë rrugë afrimeve të reja, që synojnë të kompletojnë grupin për kampionatin e ardhshëm.