Pritet sonte reagimi i Interit përballë Romës
Milano - Skuadra e Interit pritet të reagojë sonte në ndeshjen përballë Romës për të rregulluar klimën jo të mirë që është krijuar brenda kampit. Kampionët e Italisë e kanë nisur në mënyrën më të keqe vitin 2009. Në kampionat Interi ka marrë një barazim me Kaljarin dhe është mundur në ndeshjen tjetër përballë Atalantës. Edhe kohën rregullt në ndeshjen e kupës përballë Xhenoas e mbylli në barazim 1-1, ndërkohë që kundërshtari luante me 10 futbollistë që nga minuta e 20-të.
Ndeshja e kësaj mbrëmjeje që do të luhet në orën 21:00 është një mundësi e mirë për Interin për të rregulluar situatën. Krejt e kundërta mbizotëron tek Roma. Kryeqytetasit kanë filluar të ringrihen nga java në javë duke e patur më afër se kurrë zonen Ligës se Kampioneve.
Murinjo në këtë takim pritet të hedhë në fushë që nga minuta e parë Sulej Muntarin, dhe benjaminin e tij Kuarezma. Spaleti do të ketë të gatshëm Vuçiniçin, ndërkohë që Totin ka menduar ta lërë jashtë për të qenë i gatshëm plotësisht në përballjen me Napolin në fundjavë.
Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme me të cilat futbollistët mund të zbresin në fushë.
Inter-Roma (ora 21:00)
INTER (4-3-3): Toldo; Maicon, Samuel, Chivu, Zanetti; Stankovic, Cambiasso, Muntari; Quaresma, Ibrahimovic, Mancini. Trajner: Mourinho.
ROMA (4-3-1-2): Artur; Cicinho, Mexes, Juan, Riise; Perrotta, De Rossi, Brighi; Pizarro; Baptista, Vucinic. Trajner: Spalletti.
Gjyqtar: Orsato