E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritje madheshtore per Shqiperine

Shqipëria në Zvicër nuk i ngjason një ekipi normal udhëtues. Mijëra emigrantët që jetojnë në këtë vend pritet të nxehin atmosferën dhe të bëjnë që përfaqësuesja kuqezi të mos e ndjejë mungesën e faktorit fushë.
Në pritje të asaj që do të ndodhë në stadiumin “SëisSporArena”, skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi ka shijuar paraprakisht pritjen e ngrohtë të tifozëve. Gjatë zbarkimit në aeroportin e Zyrihut në mesditën e së të hënës, Kombëtares shqiptare e futbollit i është rezervuar një pritje entuziaste nga tifozët.
Videot amatore të xhiruara nga vetëm pjesëtarët e stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit, por edhe nga futbollistët tregojnë pritjen madhështore të fansave, që me fanella, flamuj e shallë kanë brohoritur heronjtë e tyre. Tifozët kanë shfrytëzuar rastin të marrin autografe apo të bëjnë edhe fotografi me yjet e përfaqësueses.
Më pas Shqipëria është transferuar nga Zyrihu drejt qytetit të Lucernës, ku është akomoduar në hotel dhe më pas ka zhvilluar përgatitjet e fundit për sfidën me Zvicrën.
Ashtu si e parashikon rregullorja, ekipi i De Bias-it është stërvitur në stadiumin “SëisSporArena” në orarin e ndeshjes dhe tashmë duket gati për duelin e shumëpritur me skuadrën e drejtuar nga Ottmar Hitzfeld dhe ku luajnë pesë futbollistë me origjinë shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›