Kontratë e përjetshme për Ronaldon

Sipas medieve spanjolle Real Madridi është i gatshëm ti ofrojë Cristiano Ronaldos një kontratë te re me të cilën ai do të pensionohej në klub.
Vetëm një javë pas ndezjes së alarmit rreth mundësisë së largimit të tij nga klubi pas shprehjes së pakënaqësisë në Santiago Bernabeu, gazeta Marca ka shkruar të martën se presidenti Florentino Perez dëshiron ti jap fund spekulimeve rreth të ardhmes së Ronaldos.
Me marrëveshjen aktuale të vlefshme deri më 2015, Ronaldo përfiton rreth 12 milionë euro në vit por me kontratën e re parashihet ngritja e pagës në 16 milionë euro dhe kohëzgjatja e saj do të përcillej me pensionimin e tij te gjiganti madrilen.