Zvicra mposht Shqiperine 2-0 ne stadiumin Lucerne

Nisi si një festë e vërtetë, por përfundoi me zhgënjim. Ishte një pushtim i mirëfilltë, me plot 12 mijë tifozë të pranishëm në një transfertë shumë të ndjerë, megjithatë në fund fitoi Zvicra. Helvetët triumfuan 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit E kualifikues të Botërorit 2014 dhe tashmë janë në rrugë të mbarë drejt evenimentit në Brazil.
Në anën tjetër, Shqipëria u mposht nga shqiptarët Shaqiri, Xhaka, Behrami, Xhemajli e Mehmedi, por mbi të gjitha u tradhëtua nga mbrojtja. Dy gola të pësuar dhe të dy lehtësisht të evitueshëm.
Kuqezinjtë u ndëshkuan nga episodet, por u mungoi edhe fati. Alban Meha krijoi rastin e parë të rrezikshëm me një goditje potente nga distanca, e larguar me vështirësi nga portieri Benaljo. Por, vetëm pak çaste më vonë, skuadra e De Biasit jep shenjat e para të pasigurisë në mbrojtje, ndërsa ndëshkimi vjen në të 23-tën nga Xherdan Shaqiri.
Mavraj nuk arrin të largojë si duhet një top, i cili përplaset te mesfushori shqiptar i Bajernit, që e zotëron në mënyrë të diskutueshme me dorën e majtë. Megjithatë, për gjyqtarin Hategan loja vazhdon dhe i vetëm me Ujkanin, Shaqiri e dërgon topin në rrjetë.
Shqipëria reagon në fushë, me një tjetër predhë nga distanca, që këtë herë vjen nga Ervin Bulku, ndërsa tifozët në tribuna nuk i kursejnë sendet e forta dhe ofendimet ndaj Behramit. Pjesa e parë e takimit, mbyllet me tentativën e shkëlqyer të Xhakës, që fatmirësisht për Shqipërinë përfundoi pak centimetra jashtë portës.
Në fraksionin e dytë të lojës, kuqezinjtë nuk duken të kthjellët për të goditur kundërshtarët, pavarësisht zëvendësimeve të De Biasit. Në anën tjetër, Zvicra shfrytëzon një tjetër pasiguri të mbrojtjes shqiptare. Ujkani grushton një goditje të Shaqirit, topi mbetet në zonë me mbrojtësit plotësisht jashtë pozicioneve, ndërsa në fund Dallku shkakton faull ndaj Stoker dhe gjyqtari akordon 11-metërsh mes protestave të Canës & Co.
Inler ekzekuton me qetësi nga pika e bardhë dhe mbyll virtualisht ndeshjen. Por, për Shqipërinë ka ende kohë dhe tentativat e Roshit, por mbi të gjitha siluri i Canës i neutralizuar nga Benaljo që dukej i pamposhtur kanë rindezur shpresat dhe mbështetjen e tifozëve.
Por, Shqipëria e hedhur në sulm lë shumë hapësira mbrapa dhe Ujkani detyrohet të bëjë dy ndërhyrje vendimtare përballë dy shqiptarëve Mehmedi e Xhaka, duke evituar turpërimin. Në fund, sfida mbyllet me një tjetër tentativë nga distanca të Agollit.
Lojtarët në fushë takohen dhe përshëndeten përzemërsisht me kundërshtarët dhe bashkëkombasit e tyre që militojnë te Zvicra. Megjtihatë të të njëjtit mendim nuk janë tifozët, që vazhdojnë thirrjet kundër pesë bashkëkombasve që kanë zgjedhur shtetin helvet, ndërsa te Shaqiri duken qartë shenjat e asaj që ka qenë një luftë e vërtetë. Në fushë dhe në tribuna. Por, nëse në fushë Zvicra fitoi 2-0, në tribuna fituese ishte absolutisht Shqipëria, falë tifozerisë së jashtëzakonshme në Lucernë.