E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akademia e rendit certifikohen 193 punonjes te rinj te Policise se Shtetit

Për herë të parë 50 % e punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, të cilët përfunduan me sukses kursin "Për patrullë të përgjithshme" janë femra.
Ceremonia e çertifikimit të 193 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, u zhvillua në ambientet e Qendrës së Formimit Policor, pas përfundimit të kursin 22 javor . Gjatë fjalës së rastit, Ministri i Brendshëm Flamur Noka theksoi rëndësinë e gjeneratës së re në policinë e shtetit në luftën kundër krimit
“Në këto vite të fundit janë shënuar rezultate shumë pozitivce në luftën kundër krimit, narkotrafiqeve, terrorrizmit, akteve korruptive . kjo luftë me 0 tolerancë e ka bërë shqipërinë një vend tësigurt dhe factor stabiliteti në rajon dhe më gjerë. Ju jeni gjenerata e re që po I bashkoheni kësaj trupe që dëshmon stadnardet dhe dhe kaqpacitet më të larta profesionale , përkrah parapmetrave të BE. Nuk duhet të harroini se vetëm njëq efektiv policie me ndërgjegje të lartë profesionale dhe mbi të gjithas figuë e pastër morale është garant ndaj kësaj lufte”- deklaroi ministri Noka.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Zv. ambasadori i SHBA-ve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, Shefi i Programit ICITAP Steve Benet si dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit dhe Qendrës së Formimit Policor. Punonjësit e sapoçertifikuar të Shkollës Bazë të Policisë "Për patrullë të përgjithshme" do të vijojnë tashmë Programin e Trajnimit në Terren përgjatë 22 javëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›