E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimet ne 2012 do te rrisin te ardhurat

Nxjerrja për shitje e aseteve shtetërore në vend vlerësohet si një reformë e duhur, në kushteve aktuale. Një fakt i tillë është përmendur edhe në raportin e fundit që BERZH publikoi, mbi zhvillimin e vendeve që kjo bankë mbështet me fonde. Sipas raportit, në fillim të vitit 2011 qeveria njoftoi qëllimin e saj për privatizimin e rreth 1.300 aseteve të ndërmarrjeve, kryesisht të vogla. Banka për Rindërtim dhe Zhvillim e konsideron këtë reforme si të rëndësishme në kushtet aktuale, kur kriza ka përfshirë globin dhe te ardhurat ne buxhete po bien.

Ndërkohë, sipas projektligjit të buxhetit 2012, nuk janë parashikuar të ardhura nga ky proces, I cili do të vijojë të jetë i hapur deri në realizimin e privatizimit me sukses të tyre. Sipas relacionit të këtij buxheti, parashikohet që çdo e ardhur nga privatizimi, të përdoret me vendim te Këshillit te Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve për investime si dhe në uljen e huamarrjes..

Një nga asetet kryesore që është nxjerrë tashmë e plotë për privatizim është Albpetroli. Për këtë qeveria ka bërë një tentativë vitin e kaluar për ta privatizuar, por nuk u arrit,. Në korrik 2011 këshilltari i zgjedhur për privatizimin këshilloi një vonesë te mëtejshme në të shitur, për të pritur krijimin e kushteve të pafavorshme të tregut. Përveç kësaj, për privatizim janë edhe aksionet e qeverisë në kompaninë e sigurimeve, INSIG. Për këtë ministria e Financave ka hequr ofertën minimale të shitjes së kompanisë, në fund të qershorit 2011, dhe pritet të thërrasë një tender të ri në muajt e ardhshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›