Privatizimi, Rama: Berisha po grabit popullin para se të ikë
TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste e quan “plackitje”, dhe “grabitje e oborrit të kusarisë” nismën e qeverisë për privatizimin e 1280 objekteve shtetërore.
“Privatizimi është banditizëm kacakësh që kanë vjedhur votat për të vjedhur Shqipërinë”- tha Rama në një prononcim për shtyp në orën 13.00 nga selia rozë.
“1280 objektet publike janë bërë gati për rrëmbim….Ja pse beteja jonë do vazhdojë më 18 shkurt e më tej me demonstrate intensive pa u ndaluar paqësisht por vendosmërisht”- nënvizoi Rama.
Sipas tij blerësit e pasurive do të jenë “brenda oborrit të kryeministrisë” të cilët do i marrin këto pasuri për pak gjë.
Duke akuzuar kryeministrin si përgjegjës të plackitjes së pasurisë së popullit, Rama tha “Nuk janë thjesht godina të prishura por territore publike" duke shtuar se po kërkohet të privatizohen pikat më panoramike e potenciale të vendit dhe se "Azotiku do kalojë pjesë e racionit të LSI-së dhe."
"Disponojmë informacion të konsiderueshëm për destinacionin e këtyre pasurive. pra për ku janë nisur"- nenvizoi Rama duke shtuar “Ky nuk është proces privatizimi por plackitjeje”.
Kreu i PS premtoi se sapo opozita të jetë në qeveri “jo vetëm do zbrapsim cdo proces privatizimi të korruptuar .. por do i shkojmë në fund transparencës për burimet e pasurisë të cilitdo që do marrë në zotërim pasuritë e këtij populli përmes proceseve të korruptuara.Këtu ka vetëm një lajm të mirë se Saliu e kupton që është duke ikur “
(s.g/balkanWeb)