E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muslimanet kunder regjistrimit Rrezik per sigurine kombetare

Muslimanët i bëjnë thirrje Keshillit të Lartë të Drejtësisë të ndalojë veprimet abuzive, për ndërrimin e kombësisë nga grupime të caktuara. Ky reagim i forumit kombëtar të muslimanëve vjen pas deklaratës së konsullit grek në Korcë, për rregjstrimin e popullsisë. Ata i bëjnë thirrje politikanëve shqiptarë që të mos lejonë që në rregjistrimin e popullsisë, të vihen pyetje mbi etninë dhe fenë.

"Cdo musliman i Shqipërisë i bën thirrje mediave, shoqërisë civile, grupeve të interesit, politikanëve dhe parlamentarëve  të vendosin interesat kombëtare mbi interesat personale dhe të mos lejojnë që në regjistrimin e popullsisë të vihen pyetjet mbi etninë dhe fenë. Kjo cështje nuk është e negociueshme në rast se politika lejon pyetësorin në formën aktuale duke shkelur me këmbë gjakun, djersën dhe mundin e të parëve tanë. Forumi musliman i Shqipërisë i bën thirrje cdo shqiptari për bojkotimin e këtij procesi antishqiptar", thotë Fisnik Kruja, Forumi musliman i Shqipërisë.

Ndërkohë forumi musliman ka bërë publik qëndrimin e tij, duke u shprehur se regjistrimi në bazë etnie dhe feje nuk përfshihet në rregulloren europiane, për regjistrimin e popullsisë. Ata i bejnë thirrje cdo shqiptari të bojkotojë procesin e regjistrimit, ku janë të përfshira deklarimi i fesë dhe etnisë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›