E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korca greke Reagojne intelektualet korcare

Intelektualët korcarë pasardhës të patriotëve me emër kundërshtojnë me argumenta dëklaratën e pak ditëve më parë të konsullit grek në Korcë për kombësinë greke të korcarëve. Maksim Bratko,djali i Patriotit Idhomeno Bratko shpegon se emrat dhe epitafet e varreve të vjetra mbi një shekullore janë të shkruara me gërma greke pasi atëhere nuk ekzistonte alfabeti latin i gjuhës shqipe.

"Për alfabetin tonë luftuan dhe punuan patriotët më të mirë shqiptarë dhe korcarë. Prindërit tanë, edhe gjyshërit tanë luftuan që guret e vareve tona, në kryqet e tyre, të mos kishin më fjalorin dhe alfabetin grek, po të kishin fjalorin shqiptar. Për këtë fjalor, shovinistët grek helmuan Naum Veqilharxhin. Ata e poqën të gjallë Papakristo Negovani", tha Maksi Bratko, intelektual.

Të krishterët e korcës sipas intelektualit Bratko kanë qenë janë dhe do të jenë me kombësi dhe shtetësi shqiptare. "Le të përpiqen ata sa të duan që sot, meqënëse një pjesë e pensionistëve korcarë janë me një pension të vogël, dhe ata duan ti blejnë me pensionet e tyre që japin. Por nuk do tia arrijnë dhe këtij qëllimi", vijon ai. Edhe union i gazetarëve në korcë ka dalë me një deklaratë ku dënohet qëndrimi i konsullit grek i bërë present gjatë shënimit të 20 vjetorit të Omonias në Korcë.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›