Gerdeci, Pinari e Ngjeci ne gjyq mungon Delijorgji
TIRANE- Ylli Pinari ish kreu i MEICOS dhe Sokol Ngjeci ish mbikqyrësi i MEICO-s për herë të parë që pas arrestimit të tyre ne 2008 jane paraqitur sot në gjykatë jo pas kafazit të hekurt dhe as me pranga në duar, por si të akuzarit e tjerë të lirë.
Në gjykaten e Tiranës seanca e sotme ka qenë më ndryshe se herët e tjera për shkak të paraqitjes së dy të akuzuarve pa pranga. Është vënë re mungesa e ish bosi të Albademil Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli ish- drejtor i fabrikës së demontimit në Gerdec. Në seancën e sotme në gjykatën e Tiranës u vu re një prani më e madhe e familjareve të viktimave të tragjedisë së rënde të 15 marsit.
Gjykata ka vazhduar sot me debatin e provave ku avokatet e gjeneralëve te akuzuar për tragjedinë kanë këmbengulur se klientet e tyre nuk kanë shkelur asnjë rregull. Me lirimin e katër të akuzuarve kryesorë pas hekurave të burgut nuk gjendet më askush.Tashmë për të 29 të akuzuarit gjykimi do vazhdojë i lirë deri në dhënien e një dënimi përfundimtar nga trupi gjykues.
(s.g/balkanWeb)