Privatizimi i Albpetrol Bozdo Do jete transparent dhe i sigurt

Numri i kompanive që kanë aplikuar për blerjen e kompanisë shtetërore Albpetrol deri tani ka arritur në 14. Sipas zëvendës ministrit të METE, Enno Bozdo, rëndësi të vecantë për shitjen e këtij aseti të rëndësishëm publik, përvec ofertës ekonomike, kanë edhe komponentët e tjerë, si plani i biznesit, ristrukturimi dhe cështja mjedisore.
Zëvendësministri Bozdo ka siguruar se procesi i privatizimit të kompanisë Albetrol do të jetë transparent dhe i sigurt.
Enno Bozdo ka sqaruar gjithashtu se kompanitë e interesuara kanë kërkuar shtyrjen e afatit zyrtar për aplikim në privatizimin e Albpetrolit, kjo pasi gushti përcaktohet si një muaj pushimesh dhe kompanitë e mëdha nuk marrin vendime. Sipas zv.ministrit një kërkesë e tillë po vlerësohet nga ministria e Ekonomisë.