E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i apartamenteve të Albpetrolit, ende larg

13/02/2009  Janë gjithsej 200, por procesi ka përfunduar për 97 banesa. Në proces 23 të tjera

FIER- Ka një vit që zgjat procesi i privatizimit për 200 apartamente të ngritur nga Albpetroli, ndërsa ende nuk ka përfunduar. Vetëm 97 familje janë bërë pronarë të apartamenteve të tyre, ndërsa pjesa tjetër është ende “në ajër”.

Vonesat

Ka rreth 1 vit që ka nisur procesi i privatizimit për rreth 200 apartamente në qytetin e Fierit, të cilat ende nuk kanë përfunduar procedurat nga Bashkia Fier. Gjatë kësaj periudhe kanë mundur të bëjnë pronë të tyre këto apartamente rreth 97 shtetas, ndërkohë që pjesa tjetër duhet të presë deri në përfundimin e procedurave që kërkohen nga Bashkia Fier. Procesi i privatizimit të këtyre apartamenteve konsiderohet i vonuar nga Bashkia Fier për arsye të procedurave që kërkohen në këtë rast për kalimin në pronësi fillimisht të kësaj bashkie dhe më pas tek qytetarët, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre janë emigrantë dhe interesimi ka qenë i ulët nga ana e tyre për kryerjen e procedurave. “Këto apartamente-ka pohuar juristi i Bashkisë Fier, Luan Cala kanë qenë banesa të ndërtuara nga Albpetrol sh.a Fier në vitet 1993-1996 të ndara me autorizim po në ato vite dhe për shkak të procedurave ligjore, të cilat kanë qenë të pezulluara nuk kanë përfunduar. Në Bashkinë e Fierit janë paraqitur 200 kërkesa për privatizimin e këtyre apartamenteve dhe struktura e posaçme për bashkitë që u ngrit për këtë qëllim deri tani ka realizuar privatizimin e 97 procedurave dhe është në punë e sipër dhe me 23 procedura të tjera”. Apartamentet janë ndërtuar në vitet 1993-1996 nga Albpetrol sh.a për punonjësit e vet, ndërkohë që procedurat për privatizim kaluan 2 vjet më parë nga Enti i Banesave tek Bashkia Fier, për t’i dhënë fund kalvarit të gjatë të procesit të privatizimit për këta banorë. Por ndërsa pritej që procedurat të përfundonin shpejt dhe familjet përfituese të ishin ligjërisht pronare, procesi duket se po zvarritet pa fund.

Shumë prej të interesuarve, emigrantë

Kanë mundur të bëjnë pronë të tyre këto apartamente 97 shtetas, ndërkohë që pjesa tjetër duhet të presë deri në përfundimin e procedurave që kërkohen nga Bashkia Fier. Procesi i privatizimit të këtyre apartamenteve konsiderohet i vonuar nga Bashkia Fier për arsye të procedurave që kërkohen në këtë rast për kalimin në pronësi fillimisht të kësaj bashkie dhe më pas tek qytetarët, ndërkohë që një pjesë e mirë e tyre janë emigrantë dhe interesimi ka qenë i ulët nga ana e tyre për kryerjen e procedurave pasi jetojnë jashtë dhe interesohen vetëm kur kthehen për pushime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›