Qarqet, KQZ-ja miraton ndarjen e mandateve
13/02/2009 Çdo deputet i parlamentit të ardhshëm do të përfaqësojë 30 mijë votues
Teliti: Kemi pastruar regjistrin nga 50 mijë dublikate
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje ndarjen e mandateve sipas qarqeve, ku Tirana në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit do të ketë 32 deputetë dhe pas saj numrin më të madh do ta ketë Fieri me 16 deputetë. Vendimi i KQZ-së ka ardhur pasi janë marrë parasysh pretendimet e përfaqësuesve të partive politike të pranishme në mbledhjen e djeshme. Numri total i shtetasve (4 249 942) është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30 357 si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati. Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati (30 357) dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi ngelen pa u shpërndarë edhe 6 mandate. Në bazë të pikës 5 të nenit 75 të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Pas miratimit të ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore rezulton se nga Qarku i Beratit do të dalin 8 deputetë, nga ai i Dibrës 6, nga Qarku i Durrësit 13 deputetë dhe nga ai i Elbasanit 14. Vendimi i KQZ-së pritet t’i kalojë Kuvendit për miratim, votim që duhet të bëhet brenda datës 2 mars. Më tej, qarku i Fierit do të përfaqësohet në parlamentin e ardhshëm nga 16 deputetë, Gjirokastra me 5, Korça me 12, Kukësi me 4, Lezha me 7, Shkodra me 11, Tirana me 32 dhe Vlora me 12. Gjatë mbledhjes së KQZ-së ishte i pranishëm edhe drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile Armand Teliti, i cili ka siguruar komisionin për pastërtinë e regjistrit elektronik të zgjedhësve. Teliti është shprehur se nga ky regjistër janë fshirë 50 mijë dublime, ndërsa sipas tij shtetas me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) janë 3 133 248.