Privatizimi i heceve, shumica miratoi draftin, opozita bojkotoi

Mazhoranca parlamentare ka kaluar me 72 vota në parlament projektligjin për krijimin e shoqërive "HEC, Ulëz - Shkopet" sh.a. "HEC Tiranë Lanabregas" sh.a. dhe "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2" sh.a. dhe përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit së këtyre shoqërive. Gjatë fjalëns së mbajtur në parlament për këtë projektligj, Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, tha se është përcaktuar tashmë formula e privatizimit të këtyre Hec- ve dhe që parashikohet të bëhet me tender të hapur ndërkombëtar.
Me mungesën e opozitës kaloi edhe ligji për mbrojtjen e mjedisit. Në këtë pike, deputeti Leonard Demi ka kërkuar nga ministri i Mbrojtjes të ndërhyrjnë për tjetërsimin në biznes për turizim të një guroreje në Sarandë e cilas sipas tij ka sjellë shqetësimin e banorëve atje. Duke folur për këtë cështje, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu tha se duhet përmirësuar ligji për shfrytëzimin mineral pasi lë hapësira për interpretim , kjo edhe në kuadër të krietereve të vendosura nga BE për Shqipërinë për këtë çështje.
Në seancën e radhës, sërish opozita bojkotoi punimet parlamentare.