Vlorë, kapet minoreni, kërkohej për armëmbajtje pa leje

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një minoreni të shpallur në kërkim për posedim armësh. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 15-vjeçari me inicialet I. B. nga Llakatundi i Vlorës.
Sipas policisë arrestimi i tij është bërë pas informacionet të marra ku dyshohej se 15-vjeçari posedonte sende të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit të banesës së tij në fshatin Llakatund u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë, si dhe një sasi prej 70 gr lëndë bimore e dyshuar si ajo e llojit “Canabiss Sattiva”.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Rrethit Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".