Privatizimi i monumenteve dhe politizimi i ceshtjes
Plani i qeverisë për dhënien me koncesion të kështjellave dhe monumenteve kulturore si dhe politizimi i kësaj çështjeje nga eksponentë të dryshëm të këtij sektori është vendosur në fokusin e një reportazhi të agjencisë së lajmeve “Reuters” me titull “Ekspertët e Trashëgimisë kulturore kundërshtojnë planin e qeverisë shqiptare për dhënien me koncesion të kështjellave historike”.
Duke u ndalur në kalanë e Petrelës, agjencia përshkruan bukurinë dhe historinë e këtij vendi, 15 km larg kryeqytetit. Historia e saj daton që në kohën bizantine, kur ajo është ndërtuar nga perandori Justinian I. Një pjesë e kalasë është rindërtuar nga një biznesmen lokal, i cili ka hapur një restorant në krye të njërës prej kullave dhe si rezultat, shkruan “Reuters”, numri i turistëve që vizitojnë kështjellën është rritur.
Qeveria shqiptare e konsideron këtë si një shenjë pozitive dhe ka planifikuar të japë me koncension afatgjatë rreth 40 kështjella historike dhe kulla për investitorët privatë. Mirëpo ky plan i qeverisë po përballet me kundërshtimin e fortë të arkeologëve dhe historianëve vendas. Qeveria, komenton “Reuters”, shprehet se plani nuk do të rrezikojë aspak vendet historike dhe akuzon kritikët e saj se po përpiqen ta politizojnë këtë çështje.

Këshilltari i Kryeministrit, profesor Neritan Ceka shprehet për agjencinë se, shteti nuk ka aspak ndërmend të privatizojë monumentet.