E Diel, 1 Nëntor 2026

Shenojne 90 vjet marredheniet diplomatike Shqiperi-Hungari

Shqipëria dhe Hungaria shënojnë 90 vjet vendosje të marrëdhënieve diplomatike. Me rastin e këtij përvjetori, ambasadori hungarez Janosh Huzar, organizoi në ambjentet e përfaqësisë diplomatike një ceremoni, për të kujtuar këtë 90-vjetor. Marrëdhëniet shqiptaro-hungareze datojnë në shekullin e XV, kur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu lidhi aleancë me prijësin hungarez, Janush Uniadhi, kundër pushtimit otoman të kohës.

Kryeministri, Sali Berisha, ka vlerësuar si tepër të rëndësishëm këtë përvjetor, sidomos kur ai vjen në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ai kujtoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të forta dhe të konsoliduara.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, krerë të partive politike dhe përfaqësues të trupit diplomatik. Në këtë aktivitet u vu re mungesa e përfaqësuesve të opozitës shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›