Rama në Athinë, uron shqiptarët për festat e nëntorit
Kryetari socialist Rama ka vizituar sot Athinën për t’ju uruar bashkatdhetarëve atje festat e Nëntorit. Midis të tjerave Rama premtoi se do të bëjë realitet ëndrrën e Shqiptarëve për lëvizje të lirë midis kufijve ashtu si çdo evropian.
ATHINE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka përmbyllur festimet e 28 dhe 29 Nëntorit në Athinë të Greqisë. Emigrantët shqiptarë që jetojnë atje i kanë ofruar kryetarit socialist një pritje të ngrohtë dhe festive ku flamuri shqiptar kishte mbuluar supet e të vegjëlve, të të rinjve dhe më të moshuarve. Kryesocialisti Rama e ka hapur fjalën e tij në këtë takim duke uruar dhe njëherë: " Gëzuar Festat e 28 dhe 29 Nëntorit!"
“Ju që të gjithë e nisët nga hiçi, duke përballur në fillim fare një nëpërkëmbje dhe përbuzje të pashembullt dhe tërësisht të pamerituar. Ju ia arritët t'ia dilnit mbanë, jo vetëm të ushqeni familjet tuaj, jo vetëm t'ju jepni të ardhme fëmijëve tuaj, por edhe të mbani në këmbë Shqipërinë, duke i dhënë ekonomisë shqiptare, jo pak, por 1.3 miliard euro.”- tha Rama në fjalën e tij.
“Vetëm në Athinë janë 3 mijë sipërmarrjet e vogla dhe të mesme të shqiptarëve. Biznesi në Athinë, që është i bërë nga emigrantët, përbëhet nga sipërmarrës e sipërmarrëse shqiptarë. Kjo u bën nder atyre, por na bën nder të gjithëve ne, sepse është një shembull se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit me punë të ndershme, me sakrifica, me talent”- vazhdoi Rama.
Ai tha gjithashtu se do të bëjë realitet ëndrrën që çdo shqiptar e shqiptare të lëvizë lirisht dhe të ketë një pasaportë, e cila është njësoj si pasaportat e tjera të Bashkimit Evropian. Rama tha se lëvizja e lirë do të bëhet realitet që në mandatin e parë të qeverisjes.
(Orjeta Zhupa/ BalkanWeb)