Rama:Do te realizojme liberalizimin e vizave

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i festoi festat e Nentorit ne trekendeshin Prishtine - Tirane - Athine.
Ne ndalesen e tij ne kryeqytetin grek, me komunitetin shqiptar atje shefi i socialisteve preku nje nga ceshtjet me delikate per kete komunitet ate te liberalizimit te vizave per te cilin tha se ky proces do te ndodhe gjate mandatit te socialisteve pas qershorit te 2009-es.
"Une jam ketu per t'u thene se ate premtim te pambajtur, te shume premtimeve te pambajtura, ne do ta bejme realitet brenda mandatit tone", u shpreh Rama.
Kryetari socialist vleresoi kontributin ekonomik prej 1.8 milion euro qe emigrantet sjellin cdo vit ne Shqiperi, por falenderoi gjithashtu dhe kontributet e tyre personale per te hapur shkolla shqipe ne Greqi si perpjekje per te mbajtur gjalle gjuhen dhe kulturen e atdheut te tyre.