Tirane, flaket vazhdojne te djegin ndertesen

Ishte ora 13.00 kur re te dendura tymi te zi pushtuan qiellin ne kete zone, si pasoje e flakeve qe kishin perfshire magazinat e kompanise “Henri”, e cila ushtron aktivitetin e tregtise se pajisjeve hidro-sanitare.
Ne momentin e renies se zjarrit kane qene ne magazine 25 punetore, te cilet jane evakuuar me shpejtesi.
Ndertesa e perfshire nga flaket ndodhet prane disa prej bizneve te tjera te medha qe jane ndertuar ne kete zone.
Skuadrat e zjarrfikesave jane perqendruar te gjitha aty pikerisht per te mos lejuar perhapjen e flakeve ne te tjera ndertesa, pasi mesa duket ndertesa e perfshire nga flaket eshte shkaterruar teresisht.
Nga informacionet e fundit mesohet se flaket jane perhapur edhe nje magazine aty prane.
Specialistet i tremben shperthimit te xhamave te godines ndaj kane zgjeruar perimetrin e sigurise ne zone.
Policia njofton paraprakisht se vetem godina kryesore ka patur masa kunder zjarrit, ndersa ne magazine nuk ka patur. Ky eshte nje problem i nje pjese te madhe te firmave, pasi nuk arrijne te sigurojne ndertesat e tyre.
Hetimet nuk kane filluar ende, nderkohe qe paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qene nje defekt ne sistemin elektrik.