"Basha", qeveria ne mbrojtje te ministrit

Nje dite pas kerkeses se opozites per doreheqjen e zotiti Basha, pasi ne adrese te tij u zyrtarizuan akuzat e prokurorise, zedhenesja e kryeministrit doli para mediave dhe vleresoi punen e ministrit te Jashtem.
"Kryeministri dhe qeveria informojne qytetaret se cdo akt ligjor apo vendim që lidhet me ndërtimin e korridorit rrugor Durrës-Kukës-Morinë është vetëm vendim i Këshillit të Ministrave dhe jo i ndonjë ministri apo zyrtari të veçantë", tha zedhenesja Juela Mecani.
Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesja sqaroi se "ministri Basha në detyrën e Ministrit të Punëve Publike, ka zbatuar me transparencë të plotë, me përgjegjshmëri të lartë dhe përkushtim të madh, vullnetin politik të Kryeministrit, qeverisë dhe mazhorancës për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë, si dhe të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave për korridorin shqiptar, të cilat janë marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit".
Duke vijuar me tej zedhenesja theksoi se "kryeministri dhe qeveria shqiptare, duke shprehur vlerësimin dhe krenarinë e saj për projektin e shekullit, që armiqtë dhe kundërshtarët e tij e bllokuan për 8 vite me rradhë, garanton qytetarët shqiptarë se ajo ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar totalisht dhe tërësisht e hapur dhe transparente ndaj tyre, ndaj ligjit dhe institucioneve të këtij vendi, në çdo akt, vendim dhe veprim të saj".
"Shqipëria është dhe do të mbetet vendi i shtetit ligjor. Korridori shqiptar do të inagurohet në qershor 2009", perfundoi Mecani.