E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet se abuzoi me 13-vjeçaren

Nga Express më 23 korrik 2011 në ora 18:09

Faik B. kishte arritur në Gjermani nëpërmjet martesës me një femër nga ky vend, e cila atëkohë kishte një vajzë 12-vjeçare.

Vetëm pas një viti, siç njofton prokuroria dhe mediet gjermane, kosovari 37 vjeç kishte bërë përpjekje për të abuzuar seksualisht me fëmijën. Në rastin e parë ai kishte prekur gjinjtë e saj, për të arritur të ketë seks me të pas tentativës së katërt.

Avokati i, tani 18-vjeçares, ka refuzuar që klientja e tij të dalë përballë me kosovarin, ngase ajo ka gjendjen e rëndë psikike.

Gjykata ka respektuar atë duke bërë transmetimin me kamerë nga njëra sallë e gjykatës në sallën tjetër. Kosovari ka refuzuar të japë ndonjë informatë për gjykatën.

Sipas informatave, kosovari i akuzuar mbrohet në gjendje të lirë.

Gjykata ende nuk ka marrë ndonjë vendim mbi dënimin e tij. Nëse gjykata shpall atë të fajtor, atëherë ka mundësi që të dënohet nga 2 deri në 10 vjet burg.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›