E Diel, 1 Nëntor 2026

Prix: Parlamenti i ri do jetë gati pas katër vitesh

Share

Arkitekti që ka përgatitur projektin fitues për parlamentin e ri, Wolf Prix, ka folur për gazetën austriake Wirtschaftsblatt. Ai ka shpjeguar se ka negociuar disa kohë me qeverinë shqiptare për ndërtimin e parlamentit të ri. Projekti fitues quhet Parlamenti i lirë i Shqipërisë. Prix thotë se bëhet fjalë për një projekt që do kushtojë mbi 100 milion euro. Ne përllogarisim një kohë ndërtimi prej katër vitesh, thotë Prix.

Sipërfaqja e ndërtimit është 13.100 metra katrorë. Sipërfaqja bruto në total shkon në 38.650 metër katror.

Dhe gazeta austriake bën një krahasim: Plani për ndërtimin e Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt kushton 200 milion euro dhe sipërfaqja bruto e ndërtimit është … 180 mijë metër katror.

Prix ka shpjeguar më pas projektin e tij dhe thotë se nuk di për momentin asnjë projekt të ngjashëm në Europë, pasi të ndërtosh një parlament të ri, kjo është shumë e rrallë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›