Shifrat, 5 përqind e shqiptarëve zotërojnë 58 përqind të depozitave
Prej kohësh Partia Socialiste është duke denoncuar faktin se vetëm 5 përqind e njerëzve në Shqipëri zotërojnë pjesë më të madhe të pasurive në vend. Deputeti socialist, Erion Braçe, e ka pasqyruar me anë të shifrave këtë gjë, pas një raporti të nxjerrë nga Banka e Shqipërisë. Shifrat tregojnë se 5 përqind e shqiptarëve zotërojnë 58 përqind të depozitave në banka, pra 4.2 miliardë dollarë, nga 7.3 miliardë dollarë që janë depozitat e shqiptarëve.
Padrejtësia sociale është në shesh. Shifrat sapo u bënë publike: 95 përqind e shqiptarëve depozitues kanë nën 25 mijë dollarë në depozita; Vetëm 5 përqind e depozituesve kanë mbi 25 mijë dollarë! 95 përqind e depozituesve zotërojnë 42 përqind të shumës së depozitave; Vetëm 5 përqind e depozituesve zotërojnë 58 përqind të shumë së depozitave. Depozitat në total janë 7.3 miliardë dollarë. Pra, 5% e depozituesve kanë 4.2 miliardë dollarë. Kështu po ndahet pasuria në Shqipëri! Kjo mënyrë shpërndarje e pasurisë po shton varfërinë, kjo po pasuron një grusht njerëzish!, shprehet deputeti socialist.