E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren, Lipjanë, përfundon fushata për zgjedhje

PRISHTINE- Fushata zgjedhore për kryetar komune të Prizrenit dhe Lipjanit përfundon sot në mesnatë. Këto dy komuna hyjnë në rivotim të dielën, më 31 janar, në 86 qendra votimi e 269 vendvotime.Në garë janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.Rivotimi në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit u vendos për shkak të disa parregullsive që ndodhën në dy rundet e kaluara të zgjedhjeve.Për komunën e tretë, atë të Gjilanit, e cila ende nuk ka kryetar nga zgjedhjet e fundit lokale, pritet vendimi i autoriteteve përkaktëse. (s.g/europaelire/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›