E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizren, arrestohen 12 aktivistë të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosja informon për arrestimin e 12 aktivistëve të kësaj lëvizjeje, sot në mëngjes në Prizren gjatë aktivitetit për stolisjen me flamuj kombëtar në nder të 134 vjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media bënë të ditur se të arrestuarit janë: Artan Abrashi, Drilon Zyba, Luan Hoti, Shpend Zyba, Arlind Manxhuka, Alfred Bobaj, Qendrim Hoxha, Liridon Qenaj, Sabir Osmani dhe Shkodran Kabashi.

Vetëvendosje i quan arrestimet plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›