Vlorë, mungesë të infrastrukturës në zonat bregdetare

Po preket investimi i dhjetra shtëpive të ndërtuara afër bregdetit të Vlorës. Ndërtimet e reja që po krijojnë lagje të tëra vuajnë mungesën e infrastrukturë rrugore dhe të kanalizmeve.
Edhe rrjetet e kanalizimeve ekzistuese janë të amortizuara dhe jashtë funksionit. Banorët shprehen se bashkia e Vlorës duhet të marrë masa ndaj këtij problemi që po shkatërron invesitmin e tyre. Ata thonë se janë ankuar shpesh herë por ende nuk kanë gjetur një zgjidhje nga pushteti vendor edhe pse është koha e sezonit turistik.
Kjo zonë është tejet e frekuentuar nga pushues , përtej infrastruktures se munguar një tjetër problem janë mbetjet urbane. Në këto kushte banorët e kësaj zone bëjnë apel bashkisë të nisë menjëherë nga masat për të sistemuar infrastrukturën dhe rrjetet e ujësjellës kanalizimeve.