Radhë të gjata në tunelin e Kalimashit
Kukës
Radhë të gjata makinash në hyrje të tunelit të Kalimashit.
Pasditen e djeshme, një fluks automjetesh kanë pritur në radhë të gjata për të kaluar tunelin dhe më pas të udhëtojnë drejt Kosovës. Autokolona e makinave ka arritur deri në 3 km, çka ka krijuar situatë alarmante. Shkak për rëndimin e trafikut në këtë pikë kalimi, mendohet të jetë bërë fluksi i madh i makinave që duan të kthehen në Kosovë, pasi kanë kaluar pushimet në plazhet shqiptare. Vetëm ditën e djeshme, nëpër tunelin e Kalimashit kanë kaluar rreth 15 mijë makina.