Pr/ligji për Gjykatën Administrative, PS dëgjese publike me biznesin
Tiranë- Biznesi do të jetë pjesë e pr/ligjit për Gjykatën Adminsitrative me sugjerimet e tij përmes dëgjesave publike të organizuar nga Partia Socialiste.
Ditën e sotme u mbajt edhe dëgjesa e parë publike teksa sekretari i PS-s për çështjet ligjore, Fatmir Xhafaj deklaroi biznesi ka treguar një interes të madh për këtë pr/lig, impakti i të cili është shumë i madh.
Sipas Xhafajt seanca e sotme do të ndiqet edhe nga disa të tjera pasardhëse që në qëndër do të kenë synimin për një pr/ligj të fortë.
Kemi parashikuar një sërë seancash dëgjimore me biznesin, specialistë, petagogë, etj, për të pasur transparencë në këtë proces, por kryesorja është të kemi një ligj të mire- tha Xhafaj.
Ekzistenca e Gjykatës Administrative është kërkuar fuqishëm nga biznesi pasi do të zgjidhë mosmarrëveshjet e shumta që ka aktualisht mes admisntratës publike dhe biznesit.
No related posts.