E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pr/ligji për mosdiskriminimin, OJF spranon si mbrojtës Avokatin e Popullit

Tiranë, 28 janar
NOA - Projektligji për mbrojtjen nga diskriminimi ka kundërvënë mes tyre, shoqërinë
civile si hartuese e tij dhe institucionin e Avokatit të Popullit.

Kjo e fundit ka kërkuar
në mbledhjen e sotme të komisionit kuvendor për çështjet sociale që të marrë
kompetencat e mbrojtësit të personave që ndjejnë se janë diskriminuar, sipas
kategorive të përcaktuara në draftin ligjor.

Në fjalën e tij,
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani e ka cilësuar si shpenzim të tepërt rolin e
komisionerit të përcaktuar në draftin ligjor, sipas të cilit, ai do të drejtojë
një institucion të veçantë e të pavarur.

Nuk besoj se
shteti shqiptar ka aq para sa të paguaj njerëz dhe të ngrejë institucione kur
dihet se ka pak punë në drejtim të ankesave për diskriminim. Ne propozojmë që
kjo kompetencë të na kalojë neve natyrisht kjo kërkon një ndryshim në ligjin për
funksionimin dhe rolin e institucionit të Avokatit të Popullit, u shpreh
Dobjani.

Kjo ka shkaktuar
reagim te shoqëria civile. Drejtuesi i qendrës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,
Altin Azizaj, e ka cilësuar propozimin si një protofol më shumë e natyrisht një
interes financiar i avokatit të popullit.

Azizaj u ka tërhequr
vëmendjen deputetëve të vlerësojnë rolin e komisionerit, pasi ky është përcaktuar
dhe në direktivat e Bashkimit Evropian si një kusht për anëtarësimin e Shqipërisë
në familjen evropiane.

Ndryshe nga
diskutimet e tjera për këtë projektligj, në mbledhjen e sotme ishin pjesëmarrës
dy anëtarët e komisioneve , ai i integrimit dhe komisioni kuvendor për çështjet
sociale. Komisioni vendosi që ditën e hënë të shqyrtojë nen për nen draftin
ligjor për mbrojtjen nga diskriminimi.

b.m/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›