Të dhënat personale, Pollo: Ligji është kusht për integrimin në BE

Tiranë, 28 janar
NOA - Mbrojtja e të dhënave personale shumë shpejt do të mbrohet me ligj, kusht
ky i kërkuar nga BE për integrimin e Shqipërisë.
Ministri i
Shtetit, Genc Pollo ka vlerësuar ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 Për
Mbrojtjen e të Dhënave Personale i cili shtjellon ndër të tjera mbrojtjen e
privatësisë së personit.
Këtu përfshihen të
dhënat personale të individit të cilat
kanë të bëjnë me: çdo të dhënë dhe informacion që lidhet me personin, me jetën
e tij private, të drejtat, pronën, mjedisin që lidhet me pronën, banesën dhe
pjesët e saj, veprimtarinë dhe interesat vetjake, çështjet e brendshme
familjare, të dhënat sensitive, origjinën racore ose etnike, mendimet politike,
anëtarësimin në sindikata, besimin fetar ose filozofik, dënimin penal si dhe të
dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale, tiparet biologjike unike, të drejtën e
votës, të dhëna biometrike, karakteristikat gjenetike, etj.
Me miratimin e
këtij ligji dhe vendosjen e Autoritetit Mbikëqyrës për mbikëqyrjen dhe
monitorimin e mbrojtjes së të dhënave personale, Shqipëria rreshtohet në krah
të shteteve të zhvilluara të Evropës, të cilat përmbushin standardet e
mbrojtjes së të dhënave personale.
b.m/NOA